Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit Të Paaekspozuarit ka komentuar lidhur me financimet e fushatës për zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se paraja do jetë kryefjala e saj. Ai tha se luksi që do përdorë Rama është kur thotë se gjysmën e parave do e përdorë për mbjelljen e pemëve, kjo sipas tij nisur dhe nga burimet financiare modeste të opozitës.
Paraja do jetë kryefjala e kësaj fushate, këtë herë do të jetë më e varfër se herët e tjera sepse përballë një opozite që është realiste që burimet e saj financiare janë më shumë se modeste, qeverisja shfrytëzon luksin që tenton të bëjë në dukje një fushatë me më pak para. Nëse do shohim para 10-15 vitesh vetëm një rrugë e vetme kishte më shumë imazh fushate se sa do ketë gjithë Shqipëria këtë vit.
Luftonin posterat, ndërsa sot këto nuk janë, kjo dhe falë teknologjisë e cila po tentohet fushata përmes rrjeteve sociale, shto këtu dhe podcastet. Nisur nga kjo gjë, që në fakt është thelbi i hipokrizisë që është konsumuar në këto vite, sepse është folur për financimet politike dhe ajo që jepte legalisht shteti ishte po e njëjta dhe ky hendek mbushej me burime të dyshimta.
Luksi që do përdorë Rama është kur thotë se gjysmën do e përdorë për mbjelljen e pemëve. Nëse nuk gjendet raporti i saktë dhe nëse s’ka një transparencë të plotë në këtë histori është gjithçka e hedhur në erë dhe sikundër duket kjo fushatë do të jetë më e qetë.
Diskutime rreth kësaj post