Gazetarja Juli Xhokaxhi është “kapur” me deputetin e PS-së, Toni Gogu, teksa e ka pyetur këtë të fundit për parashikimin e PS-së në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Ajo i kërkoi Gogut t’i tregojë rezultatin e zgjedhjeve sipas përllogaritjeve të PS-së, por theksoi se dëshiron një përgjigje të sinqertë.
Deputeti deklaroi se nuk është parashikues, ndërsa gazetarja e pyeti nëse ka bërë matematikë. Megjithatë, Gogu nuk pranoi të flasë për rezultatin në të gjitha bashkitë e vendit, por u ndal vetëm të Tirana.
Xhokaxhi: Sa bashki do të merrni? Mos më thoni 61 bashki se nuk është e besueshme.
Gogu: E para nuk jam parashikues…
Xhokaxhi: Matematikë keni bërë?
Gogu: Unë nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Nuk bëj parashikime.
Xhokaxhi: Ju keni bërë një përllogaritje dhe në bazë të kësaj e keni një pritshmëri…
Gogu: Unë shërbej në qarkun Tiranë dhe mund të them me bindje që fitojmë qarkun Tiranë. Unë për këtë bëj parashikim, nuk mund të bëj parashikim për zonat që nuk i njoh. Po patjetër që PS ka parashikimet e veta, i keni dëgjuar nga sekretari i Përgjithshëm dhe jam i bindur se ata gjëra që janë parashikuar janë të sakta.
Diskutime rreth kësaj post