Gazetari Reldar Deda deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha ka një skenar pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Deda u shpreh se Berisha do e përdorë PD-në zyrtare si alibi.
“Në datën 15 maj, Sali Berisha ka nevojë për një skenar për të nxjerrë një humbës. Ka nvojë për një skenar sepse asimilimi i PD-së zyrtare nuk ia heq atë çfarë ndodhi, ndarja e madhe e partisë. Do e përdorë si alibi të humbjes, i intereson më shumë në datën 15 maj. Në datën 15, Sali Berisha ka nevojë për një armik”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post