Boçi ka publikuar në rrjetin social një dokument, sipas të cilit një person kërkon nga punonjësit e Bashkisë së Elbasanit për të plotësuar të dhënat e patronazhimit duke i detyruar ata të votojnë PS-në në zgjedhjet vendore.
Sipas Boçit, kjo është një situatë alarmante kur na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet teksa i bën thirrje SPAK-ut që të reagojë lidhur me këtë rast.
Postimi i Luçiano Boçit:
“SPAK të reagojë urgjentisht, krimi zgjedhor gjendet brenda Bashkisë Elbasan!
Dhjetra ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur shenjtërinë e votës në zgjedhje. Por cili është rezultati? Formularë dhe ultimatume për të mbledhur vota dhe për të shantazhuar njerëz për të votuar Partinë Socialiste!
Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së Bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër…?
Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e Bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do votojë Partinë Socialiste.
Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore!”
Diskutime rreth kësaj post