Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Arben Ristani në një lidhje skype për ‘Të Paekspozuarit’ deklaroi se Partia Demokratike ka qenë në një sulm të organizuar, një sulm që sipas tij ka kompromentuar mekanizmat e shtetit. Ai tha se PD do të regjistrohet në këto zgjedhje përmes koalicionit pasi mbetet e njëjta mundësi për të mos i humbur.
“Sulmi i parafundit në radhë ndaj PD-së ishte gjykata e cila mbajti zvarrë për gati 1 vit çështjen për të ardhur në këtë pikë. Nesër PD do të regjistrohet përmes koalicionit sepse vetëm kjo rrugë ka mbetur për të mos braktisur zgjedhjet. Në koalicion është Partia e Lirisë, ndoshta dhe ndonjë parti tjetër, por jam i bindur se do marrin pjesë përmes koalicionit. Nuk di detaje kështu që s’mund të abuzoj për këtë. Di se një bashkëpunim i tillë për këshillat bashkiakë do të hyhet me një listë të përbashkët. Opozita do mundohet të jetë sa më e gjerë në këto zgjedhje.”
Ndërsa i pyetur që KAS ktheu pas PD e Alibeajt, Ristani tha se komisioneri zgjedhjeve në këtë rast Celibashi duhet të marrë vendim për regjistrimin e partive.
“Ai ka marrë vendim të ndërmjetëm. Partitë janë ankuar në KAS dhe ky i fundit me të drejtë ka thënë që duhet pritur vendimi përfundimtar. Pasi komisionari të marrë vendimin, shkohet në KAS dhe pastaj mund të shkohet në kolegjin zgjedhor. Afatet në këtë vend janë gjëja e fundit që merret parasysh. Ashtu siç e mbajti gjykata 1 vit çështjen zvarrë dhe nuk u interesua kush për afat është gjëja e fundit që iu bie në mendje.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post