Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dhënë porosi përfaqësuesve të departamentëve të PD-së për të hartuar programet elektorale të kandidatëve.
Gjatë mbledhje së zhvilluar me përfaqësuersit e departamenteve ai tha se duhet të hartohet një program që do u zgjidh qytetarëve problematikat e tyre.
“Jemi në fushatë elektorale, është e domosdoshme që ju të mblidheni si departamente dhe të diskutoni për programet elektorale të kandidatëve tanë. Ka një program të përgjithshëm të partisë dhe qeverisë së ardhshme, por qytetarët duan programin e tyre. Të zgjedhurit vendorë duhet të ju ofrojnë qytetarëve përgjigjet më të mira për problematikat e tyre, për kujdesin shëndetësor në qytet, transportin, shkollat, shërbimet, pastrimin”, u shpreh ai.
Berisha u ka bërë thirrje përfaqësueve që programet të hartohen sa më shpejt përt’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Të gjitha këto problematika të cilat kryebashkiakët duhet të angazhohen me të gjithë potencialin e tyre për t’i zgjidhur. Tregjet, çdo gjë që përfshin një bashki. Ne presim dhe e kemi shumë të nevojshme kontributin tuaj, idetë tuaja, projektin, platformën tuaj. Por kjo është një emergjencë sepse fushata ka filluar dhe do të ju lutesha që sipas fushave të mblidheni dhe të hartoni një program ku sipas qyteteve, sipas fushave, të ju vijmë në ndihmë kandidatëve tanë”, shtoi më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post