Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht si kandidat për kryetar bashkie të Korçës. Prezantimi i tij si kandidat për Bashkinë e Korçës është bërë në në prani të Enkelejd Alibeajt.
Gjergji Gjata ka lindur në vitin 1971. Studimet e larta i ka kryer për mjekësi, e pas tyre ka bërë një specializim për obstetrikë – gjinekologji, ku prej vitit 2000 punon në spitalin e Korçës si mjek gjinekolog.
Doktor Gjergji është student i Dhjetorit, fakt që ai e thotë me krenari, duke treguar se ka qenë pjesëmarrës aktiv bashkë me shumë studentë të tjerë.
Në një intervistë, Gjata është shprehur optimist për të ardhmen e PD-së.
“Sot forca politike që unë kam prosperuar që në rininë time, PD, është në një moment të vështirë, por mendoj që do të vijë një ditë që PD do bashkohet. Nëse do ndodhë para apo pas zgjedhjeve lokale, kjo do mbetet për t’u parë, por duhet një e djathtë e bashkuar para këtij regjimi dhe është domosdoshmëri. Të gjitha palët mendoj që duhet të reflektojnë, në mënyrë që jo vetëm të dalin me një kandidat nëse do ishte e mundur, por edhe të mendojmë për më tej, për 2025 që nuk është larg”, – ka deklaruar ai.
Në mesazhin e tij për qytetarët korçarë, Gjergji Gjata tha se beson tek bashkimi i të djathtës, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të përçajë votën e të djathtëve, por përkudnrazi do ta maksimalizojë.
“Shpresoj dhe besoj që e djathta do bashkohet. Nuk kam ndërmend të përçaj votën e djathtë, por dua ta maksimalizoj. Kjo vjen nga kushdo tjetër që s’vjen nga radhët e tjera të politikës pasi e tillë është bërë jeta, jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë vendin.” – perfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post