Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kuçovës, Ilirjan Koxhaj thotë se nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj u shpreh se deputetët e PD-së janë me kandidatin e Foltores.
‘Unë nuk kërkoj që të kem detyrim tek deputetët. Nuk kam marrë mbështetje nga deputetët e PD-së, po mbështesin Foltoren.’– tha Koxhaj.
Sipas Koxhajt, vendimi për të kandiduar nuk ishte i lehtë, por në këto kushte çdo qytetar i ndershëm duhet të japë kontributin për vendin e tij e nuk mund të qëndrojë, indiferent.
‘Nuk është i lehte vendimi për të kandiduar në këtë kushte por është detyrë e çdo qytetar të ndershëm që mund të japë kontributin e tij për vendin.’– tha Koxhaj.
Problematikë për kandidatin e PD-së mbetet emigrimi në masë i të rinjve.
‘Largimi i të rinjve më ka bërë që unë të kandidoj dhe të jem këtu një opsion për qytetarët e mi. Unë besoj se do të fitoj pasi qytetarët e mi kanë nevojë për një kandidat që nuk u bën presion punonjësve të bashkisë. U bëj thirrje se askush nuk do të humbasë vendin e punës.’– tha Koxhaj.
Diskutime rreth kësaj post