Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e kryetarit të PD-së nga qarku i Beratit. Bashkë me Kadillin në takim ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi politik i Beratit për PD-së, Tomorr Alizoti.
Kadilli ka theksuar se kryetari aktual Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen me zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka shtuar se nëse bëhet kryetar, nuk do të punojë që të bëhet kryeministër, por që të fitojë PD.
Kadilli: Unë nëse bëhem kryetar i PD-së, nuk do punoj për tu bere kryeministër, por për të fituar PD.
Për zgjedhjet për kryetar që do të mbahen në 13 qershor brenda PD-së, deri më tani janë 4 kandidatë, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post