Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Gjekmarkaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama i cili tha se në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë dhe se tashmë ai po vizaton portretin se kush do të jetë figura e re nëpërmjet së cilës do të kapë institucionin e Presidencës.
“Sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiser nga çdo rezistencë edhe nga lehja e qenve në Surrel apo nga çdo cicërime e zogjve. Ai po vizaton portretin që do të kapë institucionin e Presidencës.”, u shpreh Gjekmarkaj.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, më tej Gjekmarkaj tha se opozita humbi rastin për të bërë diferencën.
“Presidenti që del nga raundi i katërt ka detyrim të marrë kryeministrin edhe ta pyesë si je o i bukuri i tezes, a të bëj një kafe o Skënderbe, ndërsa opozita humbi rastin për të bërë diferencën”, tha më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post