Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku tha se socialistët e kanë gati listën e kandidatëve.
Balla tha se kandidaturat do të diskutohen me kryesinë dhe të shtunën do të zbulohet emri i kandidatit që do të votohet në orën 18:00 po në të njëjtën ditë.
“Ka pasur diskutime edhe që nuk janë bërë publik, diskutime në një rreth më të vogël, grupi punës, grupi parlamentar dhe kryesia e partisë. Kemi bërë disa herë diskutime. Dhe në kryesinë e PS është bërë nj proces me emra dhe nga ai proces ka dalë një listë dhe nesër është dita finale. Unë nuk dua të hyj në detaje. Ka disa emra. Presidenti është një figurë përbashkuese. Dy presidentit e fundit kanë qenë të ardhur nga politika, i ndjeri Nishani dhe Meta. Nishani kur erdhi çështja për zbatimin e Kushtetutës e respektoi. Presidenti pas ardhës është presidenti është presidenti që ka shkelur kushtetutën. Për president nuk do të donim të kishim një president aktiv në politikë”,-tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post