Analisti i njohur Arjon Sulo gjatë një interviste televizive ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt shuarjes.
Komentet Sulo i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, bëhet në funksion të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
Ai tha se ka një plan të mirëmenduar për rikthimin e Bashës në krye të kësaj force politike.
Pjesë nga biseda:
“Arjon Sulo: “Çështja në PD është serioze, me këto qëndrime rrezikon të bëhet qesharake. PD po shkon drejt shuarjes. PD-ja tani u nda në tresh, ndërsa PD-ja e vulës në dysh.
Basha ka ardhur dhe bëhet në funksion të Bashës gara për zgjedhjen e kryetarit.
Propozimi i Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar mund të jetë i paplotë por bën përpjekje për bashkim, hap një shteg bisedimesh e negociatash, kurse këta i mbyllin fare. Pse i mbyllin? Këta kanë qëllimin të zgjidhet kryetari, Këshilli, pastaj strukturat e organizimit të PD-së poshtë. Me zgjedhjen e Bashës, këshilli të bëhet uniform me njerëzit e Bashës, kryetarët e degëve uniform dhe të jenë njerëz të besuar të Bashës.
Pse nuk i bënë zgjedhjet, ka qenë plan i mirëmenduar. Ishte plani që të rrinte vendi vakant që të kthehej Basha dhe të humbeshin zgjedhjet, e të kthehej ai si hero.
Deputetët do të ikin, ose do dalin më vete ose do shkojnë tek Berisha.
Do të ketë një fraksion të ri ose do shkojnë tek Berisha. Bardhi ka thënë që do jepte dorëheqjen nëse Berisha kthehet, mund të ndahet në tresh.
Demokratët do të rrinë në shtëpi, të treja grupimet do të rrudhen. Flasim për asimilim të opozitës. Ky qëllim për të bërë partinë si pronë private, çon edhe 100 mijë demokratë të tjerë në shtëpi.
Basha do të zgjidhet kryetar.
A duhet të krijojë Berisha parti të re?
Arjon Sulo: Parashikimi im është që Berisha nuk do të krijojë parti të re, emri i tij është vula dhe logo e PD.
Partinë e re demokratike duhet ta krijonte pakica. Ai ka nevojë për formalizim, nuk është fitues. Duhet që të pakica të bënte parti tjetër, të mos kishim ndarje, por fraksion. Legjimiteti i palëve buron nga votat, pjesa e Bashës ka më pak vota. Po nxiton të marrë historinë e PD-së, kjo tregon qëllimin për ta trajtuar si pronë private.
Berisha nuk do krijojë parti tjetër, do strehohen tek aleatët. Problemi zgjidhet në një përpjekje për bashkim.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post