– Ne komisionin parlamentar te Ligjeve –
TIRANË, 12 Tetor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi të martën seancat dëgjimore me kandidatët që konkurojnë për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Mandati i kryetares aktuale, Lefterije Lleshi, përfundoi dje, dhe nga sot Kuvendi çeli zyrtarisht seancat publike me kandidatët, të cilët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e institucionit qendror zgjedhor për katër vitet e ardhshme.
Në garë janë 6 kandidatë, mes tyre dy drejtuesit aktualë, kryetarja Lleshi dhe nënkryetari Denat Biba dhe krahas tyre dhe Koli Bele, Rozeta Ivanova, Anton Lleshaj dhe Elion Semanaj. Në nisje të mbledhjes, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj informoi për tërheqjen nga konkurimi të kandidatit Semanaj, duke mbetur në garë vetëm 5 prej tyre.
Kandidati Koli Bele ishte i pari në prezantimin e platformës për drejtimin e KQZ-së. Por, gjate prezantimit atij i ndërhyri deputeti demokrat Arben Ristani, duke”i drejtuar pyetjen “na sqaro sa i pavarur je nga PS?”. Bele u përgjigj se nuk është pjesë e asnjë organizate politike, por është angazhuar vetëm si ekspert ligjor në Partinë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post