Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për media pas miratimit të listave të anëtarëve të KZAZ të PS, PL dhe PSD, ndërsa PD nuk ishte në rendin e ditës.
Celibashi u pyet në lidhje me listën e Partisë Demokratike, ku u shpreh se listat do të miratohen pasi të verifikohen të gjitha dokumentat, teksa tha se janë dy lista njëra e dorëzuar nga Flamur Noka dhe tjetra e dorëzuar nga përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa.
Ndër të tjera ai u shpreh se deri më 7 mars do ketë dalë përfundimi se kush është përfaqësuesi i PD.
“Formalisht jemi në proces të verifikimit nga PD në lidhje me propozimet e KZAZ duke shtuar e faktin se kemi edhe dy lista një e nënshkruar nga Noka dhe lista tjetër nga Indrit Sefa që është përfaqësues legjitim i PD. Lista do të miratohet pasi të verifikohen të gjitha dokumentat mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesast e PD. Ne jemi në situat dhe pse dikush mundohet ta lexojë ndryshe. Me 7 mars vendoset ligjitimiteti për përfaqësuesin e PD mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ.
Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë.. në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë”, tha Celibashi.
Diskutime rreth kësaj post