Zyrtari i Katarit, Majed Al-Ansari thotë se sipas dispozitave të marrëveshjes origjinale, 10 robër të Gazës do të lirohen çdo ditë të zgjatjes.
“Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani se 20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, shkruan Al Jazeera.
“Nga ana palestineze, kjo do të thotë se 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite” shtoi ai.
Al-Ansari deklaroi se dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza gjithashtu do të vazhdojnë, si dhe pauza në luftime.
Diskutime rreth kësaj post