Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka pritur sot në takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
Pas takimit, Balla dha një prononcim për mediat, ku u shpreh se progres-raporti i këtij viti është më i miri për Shqipërinë.
“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit, që i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konf parë ndërqeveritare, edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjedhjen e ngërçit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.
Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë, ne do vijojnë të intesifikojmë përpjekjet tona për të çuar para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve te vetingut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrësesi në çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord.” u shpreh Balla.
Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve ndërsa u pyet për absetinimin që deputeti Fatmir Xhafaj bëri në Këshillin e Legjislacionit ku maxhoranca votoi propozimin për t’iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias, lidhur me zgjatjen e afateve të institucioneve të vetingut.
“Nuk ka mungesë dakordësie, Xhafaj është një ndër ata njerëz që ka dhënë kontribut në reformën në drejtësi. Kemi patur diskutim edhe së bashku si kryetar grupi. Ai mendon se Venecia e ka patur një opinion për këtë. Ka patur sensibilitet edhe nga opozita dhe ekspertë të tjerë, ndaj kemi kërkuar një opionin të ri.” u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post