Moderatoja Roza Lati ka debatuar me tone të larta më Sara Gjordenin, pasi kjo e fundit sipas Rozës, nuk e ka respektuar në momentin që ajo po lutej.
Roza është shprehur se Sara bashkë me Bardhin kanë qeshur dhe janë “zgërdhirë” ndërkohë që ajo lutej, duke e cilësuar veprimin e tyre si joserioz.
“Unë aty duke u lutur ti nuk më lë në rehatinë time, por me Bardhin aty më qeshje më zgërdhiheshe”, tha Roza.
Ndërkohë Sara është shprehur se nuk ka qenë një gjë e tillë, pasi ata po qeshin me diçka tjetër dhe jo me të, ndërsa i është drejtuar Rozës duke i thënë që “të hipi vetja në qejf për një dron dhe dy duartrokitje”.
Ndërsa Roza i është përgjigjur Sarës duke i thënë se asaj i ka hipur vetja në qejf me një puthje që ajo shkëmbeu gjatë spektaklit me Bardhin.
Roza: Je pak fëmijë në qasjen tënde. Kur e shikon që tjetra është duke u lutur nuk të kushton gjë të marrësh Bardhin tënd të zbrisnit dhe të më linit mua në atë moment intim.
Sara: Çfarë quan sjellje fëmije ti
Roza: Kjo pra që bërë kur unë isha duke u lutur.
Sara: Më trego çfarë isha duke bërë fiks.
Roza: Moj të ka hyr vetja në qejf ty nga një puthje
Sara: Jo kështu jam gjithmonë unë
Roza: Të ka hyre vetja në qejf ty për një puthje po të pyes edhe njëherë
Sara: Po ty të hipi vetja në qejf për një dron dhe dy duartrokitje?
Roza: Unë këtu kam ngritur zërin sa herë kam dashur të ngrij zërin.
Sara: Ma imito më trego çfarë quan ti zgërdhirje se feja është një çështje shumë e rëndësishme
Roza: Ti më flisje mua aty ngjitur duke qeshur. Ty të ka hipur vetja në qejf
Sara: Unë do ta kërkoj videon se feja është një temë shumë delikatë. Nëse unë nuk kam bërë ashtu do iksh?
Roza: Nuk je serioze, një fëmijë. Ec e ti me këtë presionet e tua, presione preshi. Unë aty duke u lutur ti nuk më lë në rehatinë time, por me Bardhin aty më qeshje më zgërdhiheshe.
Diskutime rreth kësaj post