Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në një emision televiziv, Lamallari tha se kushdo nga efektivët që ka përdorur aplikacionet Sky dhe Enchro Chat do të goditet. Ai theksoi se askush nuk do të ketë imunitet, në rast se hetimet vërtetojnë se veprimtaria e tyre ka cenuar ligjin dhe ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
“Policët janë rregullat të forta që në aplikim për tu bërë pjesë e strukturave. Ka nisur procesi dhe nuk ka kthim pas. Është çështje kohe. Edhe nëse largohen, nëse janë përdoru këto platforma për qëllime kriminale, kjo është çështje kohe në varësi të hetimeve që hapen. Jemi vendi i tretë për vendet jo-anëtare të BEM, që po bashkëpunojmë me Europol dhe Eurojust, dhe kjo është arsye. Kushdo që e ka përdorur në mënyrë të paligjshme do të…”, tha ai.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se ky kontroll duhet të shtrihet tek të gjitha institucionet.
“Kjo duhet të shtrihet në të gjitha institucione, janë të gjithë të dhënat të mbledhura në rrugë operative. Nuk jemi të imunizuar, por pritet ne vazhdim”, – theksoi Karamuço.
Diskutime rreth kësaj post