Pas lajmeve se mes kryeministrit dhe ministrit me kompetenca të deleguara Gent Cakaj janë ftohur marrëdhëniet pasi ai i besoi zëvendësimin e tij Ditmir Bushatit në krye të OSBE, ka ardhur reagimi i vetëm Ramës.
Rama sonte ka shpërndarë një postim të Cakajt dhe e shoqëron me mbishkrimin: “Super! Bravo Gent dhe përgëzime miqve nga Presheva.Bashkimi bën fuqinë”, referuar takimit në Tiranë me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.
Ky takim kishte në fokus diskutime që lidhen me krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Diskutime rreth kësaj post