Prej pak ditësh në media ka qarkulluar lajmi se Dritan Shakohoxha, drejtori i “Supersport” është larguar nga ky post. Përtej vërtetësisë së lajmit, pasi nuk ka ende një reagim nga personi në fjalë, ky lajm nxorri edhe njëherë në pah konfliktet dhe hatërmbetjet e të shkuarës.
Bëhet fjalë për debatin mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit, kur kjo e fundit u largua pas 11 vitesh nga Digitalb.
Pak orë më parë, moderatorja postoi në Instastory-in e saj një foto të sajën, të marrë nga një faqe memesh në të cilën shkruante:
“Uau shkarkohet drejtori i “Supersport”. Po këtë “drejtorin” kush e hoqi?“- ironizon Bejleri, duke iu kthyer historisë së gati dy viteve më parë.
Asokohe, u tha se në largimin e Bejlerit nga Digitalb kishte gisht dhe Dritan Shakohoxha, gjë e cila u pasua edhe me deklarata publike nga ana e të dyve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post