Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia do të kërkojë këtë dimër të “shkatërrojë” sistemin elektrik të vendit të tij, siç bëri vitin e kaluar kur rriti bombardimet e saj ndaj infrastrukturës kritike.
“Këtë dimër terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të postuar në faqet e rrjeteve sociale.
Zyrtarët ukrainas, shtoi ai, “janë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun”.
Ukrainasit po përgatiten “për të mbrojtur pajisjet e furnizimit dhe shpërndarjes me energji elektrike dhe ngrohje dhe për të riparuar atë që u dëmtua nga goditjet”, tha Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme të fitojmë këtë dimër, të kapërcejmë të gjitha vështirësitë dhe të garantojmë sigurinë e popullit tonë”, theksoi ai.
Dimri i kaluar u shënua nga një fushatë bombardimi kundër infrastrukturës ukrainase, duke lënë miliona njerëz në të ftohtë dhe në errësirë.
Zelensky tha të enjten se ai kishte marrë garanci të qarta nga aleatët evropianë të Ukrainës se ata do ta furnizonin atë me sisteme të reja kundërajrore, ashtu siç Kievi ka kërkuar prej muajsh.
Diskutime rreth kësaj post