Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Kinës ditën e sotme që “të bashkohet me botën e bashkuar” dhe t’i kundërvihet Rusisë në raport me luftën në Ukrainë.
Këtë deklaratë Zelensky e bëri gjatë një bisede virtuale me studentët e Universitetit Shtetëror Australian, të mërkurën.
Presidenti ukrainas pranoi se neutraliteti i Pekinit është sidoqoftë më i mirë sesa nëse Kina do t’i bashkohej Rusisë.
Ai tha se “kombi, populli i Kinës do të bëjë zgjedhje të kujdesshme” dhe se “e rëndësishme që Kina të mos e ndihmojë Rusinë”.
Duke folur për marrëdhëniet Rusi-Ukrainë në të ardhmen, Zelensky tha se kjo varet vetëm nga Rusia.
“Çështja u përket vetëm atyre”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post