Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Parlamentin kanadez falenderoi kryeministrin Trudeau për ndihmën që vendi i tij ka dhënë.
“Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe Ukraina do ta kujtojë gjithmonë këtë,” tha Zelensky.
“Kur të jemi fitimtarë, do të jetë një fitore e përbashkët me Kanadanë dhe të gjithë miqtë tanë, gjithë botën e lirë”, shton ai.
Zelensky shton se ishte një nder të fliste në parlamentin kanadez, dhe se takimet e sotme ishin të frytshme dhe falënderon Kanadanë për mbështetjen dhe paketen prej 8 miliardë dollarësh.
Diskutime rreth kësaj post