Analisti Milaim Zeka ditën e djeshme gjatë një interviste u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke futur në kurth kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se Kurti nuk po pranon vaksinat nga Rama vetëm për shkak të inateve politike duke iu referuar thirrjeve publike të Kurtit për padinë në gjykatën ndërkombëtare ndaj gjenocidit. Sipas tij, Kurti do të thotë që i propozuam Ramës të bëjë padi dhe ata nuk pranuan, duke nxitur kështu urrejtje mes vendeve.
“Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë që nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për shkak të inateve politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për gjenocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe qeverisë të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”, tha Zeka.
Ai u shpreh se Kurti është duke paraqitur një strategji në mënyrë që kosovarët ta humbasin vëmendjen nga problemet aktuale të vendit. Zeka tha se një rast është edhe “thirrja” e Kurtit që pushuesit kosovarë të mos venë në plazhet e Shqipërisë pasi aty keqtrajtohen. Sipas tij, problemi real i qytetarëve në Kosovë është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia.
“Duhet ta them në parantezë këtu se sa herë fillon sezoni i turizmit këtu, qarqe të ndryshme antishqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri u bëjnë thirrje turistëve kosovarë që të mos vijnë në Shqipëri, kjo ka ndodhur gjatë këtyre, ku dhënë ca foto se hotelet në Shqipëri kanë varur flamujt e Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë dhe se gjoja pushuesit kosovarë në plazhet e Shqipërisë keqtrajtohen. Strategji e Albin Kurtit që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale si vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post