Zef Mustafa, historia e mafiozit milioner në SHBA që u largua nga Shqipëria prej Enver Hoxhës
Zef Mustafa është një histori klasike amerikane suksesi. Ai emigroi në SHBA në vitin 1962, ndërkohë që ishte ende i mitur, së bashku me prindërit e tij shqiptarë që iu larguan komunizmit në Shqipëri. Zefi ishte vetëm dy vjeç kur i vdiq nëna, dhe pas 9 vitesh i vdiq babai. Pasi u dërgua në jetimore, ai u largua dhe në të njëjtën kohë la edhe shkollën në klasën e gjashtë. Ishte një endacak rrugësh derisa një familje e zonës e mori atë. Falë tyre, ai mësoi tregtinë, dhe krijimin e programeve në industrinë e komunikimit. Biznesi i eci. Në vitin 2000 kishte 5.9 mln dollarë të ardhura.
Ky është Zef Mustafa një biznesmen, një familjar dhe një njeri i mirë me shkop bejsbolli në dorë, i njohur në familjen kriminale Gambino.
Prokurorët pohonin se Mustafa i bëri milionat e tij për shkak të të reputacionit kërcënues dhe vdekjeprurës që kishte krijuar. Sipas policisë ai kishte bërë 700 mln dollarë, duke mashtruar mijëra njerëz në të gjithë botën.
Avokatët e Mustafës kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e gjykatës, duke u përpjekur të fshehin të gjitha provat e krimit të organizuar.
Mustafa njihej si njeriu i shkopit të bejsbollit. Sipas informatorëve të drejtësisë, Mustafa u ka thyer kokën shumë njerëzve. Hera e parë që Mustafa u thirr në polici ishte në vitin 1986 pasi akuzohej se kishte rrahur për vdekje një njeri në Lousville. Një dëshmitare ishte një grua e cila edhe ajo e ndërroi dëshminë e saj dhe kështu Mustafa u la i lirë. Por reputacioni si “i dhunshëm, pa tru dhe një njeri i keq” e përndoqi gjatë gjithë jetës Mustafën.
Një nga avokatët që punoi për mbrojtjen e Mustafës thoshte: “Edhe kriminelët më të zgjuar frikësoheshin nga ai”.
Ndërsa të tjerët nuk pajtoheshin me këtë ide: “Ai është një nga klientët e mi më të mirë që kam përfaqësuar gjatë gjithë viteve. Është sjellë gjithnjë si një zotëri i vërtetë me mua”.
Ajo çfarë shkonte keq për Mustafën, ose në favor të tij në varësi të situatës, është prejardhja shqiptare.
Shqiptarët filluan të zbarkonin në Nju Jork me shumicë gjatë viteve 1960, duke u vendosur në qarkun Bronx Belmont, ku pjesa më e madhe e atyre që jetonin aty ishin italianë. Si çdo grup tjetër etnik, edhe mes shqiptarësh ekzistonte një bandë e keqe, burra që shumë shpejt krijonin reputacionin për brutalitetin që i karakterizonte.
“I urrej këto dreq shqiptarësh,” tha një bos në familjen kriminale Genoveze në një përgjim të FBI-së disa vite më parë. “Nëse ju del përpara një shqiptar dhe një ujk, vrit shqiptarin. Me ta nuk flitet”.
Për të zgjidhur një mosmarrëveshje me një nga figurat kryesore të familjes Gambino, lideri i bandës shqiptare i drejtoi armën një pompe gazi duke i kërcënuar se do t’i hidhte në erë të gjithë. Anëtarët ishin pjesë e bandës së Mustafës.
Në arrestimin e radhës së Zef Mustafës, ai pranoi akuzat e pastrimit të parave, duke thënë se i kishte fituar në mënyrë të paligjshme. Pranoi gjithashtu të kryente dënimin deri në 5 vite burg dhe të paguante 1.7 mln dollarë. Shoku më i mirë i tij i fëmijërisë, Slavatore LoCascio, që është kapo i familjes Gambino dhe partner i Mustafës në një kompani të quajtur Creative Program Communications, gjithashtu u akuzua për pastrim parash. Lo Cascio, 45 vjeç, 2 vite më i madh se Mustafa gjithashtu pranoi dënimin me 7 vite burg dhe pagoi 4.7 mln dollarë.
Richard Martino një tjetër mik i fëmijërisë së Mustafës, u arrestua nga policia pasi ishte organizatori i kompanive pornografike që do të hapeshin në bashkëpunim me Mustafën. Martino, një ushtar i njohur i familjes Gambino u përball me kohë të vështira, 10 vite burg dhe 15 mln dollarë gjobë.
Në mars të vitit 2000, kur po kthehej nga një udhëtim në Karaibe bashkë me familjen e tij, policia e imigracionit e ndaloi Mustafën si dhe i mohoi të drejtën për të dalë nga SHBA-ja. Kjo për arsye se ai kishte përdorur një certifikatë të rremë lindjeje. Ndërsa shfajësimi i Mustafës ishte se kishte nevojë për atë pasaportë pasi nëpërmjet saj mund të udhëtonte në Londër ku dhe donte të hapte biznesin e tij. Në të vërtetë, Mustafa nuk e kishte kurrë certifikatën e tij autentike të lindjes. Edhe pse kishte lindur në Shqipëri nga prindër shqiptarë, ai gjithnjë besonte si ishte qytetar amerikan. Më vonë, ai insistonte se kishte lindur në një kamp refugjatësh në Trieste të Italisë.
Seanca të shumta për deportimin e tij u mbajtën gjatë asaj kohe, ndërsa ai vazhdonte të ishte i lirë. Një dezertor i bandës kriminale që e kishte njohur Mustafën që kur ishte i ri tha se ai gjithmonë mbante armë me vete dhe gjithnjë ndërhynte në sherre për mikun e tij Salvatore LoCascio. Një tjetër dezertor tha se Zefi bashkë me vëllain e tij më të madh Peter Mustafa qëndronin në krye të bandës shqiptare në Bronx të SHBA-së, dhe ishin në shërbim të familjes Gambino. Dezertorët dhe informuesit e drejtësisë thanë se Zef Mustafa kishin vrarë një njeri të quajtur Frank Politti në fillim të viteve ’80 dhe më pas e kishin shpërbërë trupin e tij. Zefi kishte vrarë një tjetër person të quajtur Gino Masha si dhe dy djemtë e Anthony Porcelli. Gjithashtu Mustafa akuzohet se në vitin 1986 rrahu me shkop bejsbolli Joseph Mincione-n, nga ku dhe mori nofkën “njeriu i shkopit të bejsbollit”.
Përveç vrasjeve listës së tij të akuzave i shtohet edhe trafikimi i kokainës. Sipas dezertorëve ishte Zefi ai që i bënte të gjitha punët e pista.
Mustafa bëri disa vite burg dhe u lirua me kusht në vitin 2004. Ndërkohë që debati për depërtimin e tij vazhdon ende nëpër procese gjyqësore./Marrë me shkurtime nga villagevoice.com/Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post