Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 72-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk mund të mungonte një urim nga djali i tij, Juli. Aktori i ka dedikuar të atit disa fjalë prekëse ku shkruan se është me fat që është i biri i Zef Dedës.
“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….!
Fati më ka mbajt me hater duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmërine, ti adhuron jeten. Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Te paçim me jetë e me shendet…! Të du fort Babo…!”, janë fjalët e Jul Dedës për të atin.
Diskutime rreth kësaj post