Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me lajmin se Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të zyrtarizojë zëdhënësen e Partisë Socialiste në krye të AMA-së. (Autoritetin e Medias Audiovizive)
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi e çuan një vendim antidemokratik, dhe sipas saj Rama duhet të tërhiqet.
Postimi i plotë:
“Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.
Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.
Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.
Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!” – Shkruan Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post