Për Fredi Belerin që sot është në burg ka pak shpresa që të betohet si kryebashkiak, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij nën arsyetimin e mbajtur edhe nga SPAK se nuk ka një dispozitë ligjore që mbështet një rast të tillë.
Zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli, i ftuar në “Studio Live” e konsideroi të gjithë procesin ndaj tij politik.
Ndalur te 14 maji, ai deklaroi se “kryeministri Rama i kërkoi Belerit ta kandidonte për PS-në”, por ai sipas tij refuzoi për shkak të të shkuarës së tij familjare.
“Ia kam deklaruar shtabit se kjo histori do të zgjasë. Rama nuk e ka me Fred Belerin, Rama e ka dashur kandidat nga PS, por Beleri e refuzoi për shkak të të shkuarës së tij familjare si viktimë e sistemit komunist. Edi Rama i ka kërkuar Fredi Belerit të kandidonte nga PS por Beleri e refuzoi sepse gjyshi i tij është pushkatuar nga komunizmi dhe Beleri nuk ndihej komod të kandidonte nga PS duke shkuar tu kërkojë votën atyre që iu del ende Enver Hoxha në sfond. Beleri në këtë sfond si përbën asnjë problem Edi Ramës.
Dhuli thotë se edhe ai ka qenë një nga personat e përgjuar përpara zgjedhjeve nga policia e Himarës.
“Pse u bë gjithçka me ngut, pse përgjimi ynë, në rastin tim përgjimi im nga ana e policisë së Himarës. Një veprim idiot nga ana e policisë së Himarës donin të tregonin sa patronazhistë ishin dhe më përgjuan dhe mua dhe të gjithë shtabin elektoral pa vendim prokurorie. Por s’jam i shqetësuar për këtë. Për mua problem është fakti se prokuroria sot po mban me dhunë në detyrë një njeri që ne e kemi rrëzuar me votë, për mua si qytetar.
Si ka mundësi që ka 15 kallëzime penale për Jorgo Goron dhe prokuroria nuk e arreston, sepse nëse e arrestojnë Jorgo Goron prokuroria kupton efektin anësor. Efekti anësor i arrestimit të Jorgo Goros është që Fred Beleri duhet të shkojë në zyrë sepse bashkia s’mund të rrijë pa kryetar”, shtoi ai.
Për Dhulin, Beleri nuk lejohet të marrë bashkinë e Himarës sepse në të kundërt do të hapeshin letrat e korrupsionit.
“Ne do zbulojmë vjedhjet, nëse hapet kutia e pandorës në Palasë në Dhërmi në Himarë në Borsh e dini që bie qeveria. Tani nuk e bëjmë dot sepse nuk marrim asnjë dokument. Në Borsh sot që ne flasim është duke u grabitur një pronë me dhjetëra hektarë janë rreth 50 familje ku është përfshirë dhe një komunitet fetar shumë i rëndësishëm në vend. Pra komuniteti fetar është përdorur si mjet ndërsa pas përfshihen oligarkë. Njerëzit janë ata që e ulërijnë çdo ditë këtë grabitje ndërsa ne nuk sigurojmë dot dokumente për ta çuar në prokurori. Bashkia ka mundësi që të paktën të demaskojë vjedhjen.
Sipas tij Rama nuk bën zgjedhje në bashkinë e Himarës sepse nuk ka kandidat.
“Rama nuk bën zgjedhje në bashkinë e Himarës sepse nuk ka kandidat. Kandidoi Jorgo Goron për herë të katërt dhe humbi. Nuk bën zgjedhje se nuk ka kandidat.”
Diskutime rreth kësaj post