Territoret tona janë të qeta duke pritur rritjen e temperaturave, ndërsa frontet e Atlantikut janë në disa pjesë të Evropës duke arritur të deprërtojnë deri në Slloveni ku sonte u krijuan disa sisteme stuhish që hynë nga Austria në veri dhe veriperëndim të Sllovenisë.
Stuhitë ishin të izoluara po të fuqishme në ato vise ku u krijuan dhe është më se normale ngase rritja e temperaturave dhe çdo zhvillim vertikal mund të jetë potencialisht i fuqishëm.
Ditëve të ardhshme ne do jemi në bllokadë të plotë anticiklonike që nënkupton se këto fronte nuk do të mund të arrijnë te ne, por do të arrijnë në Slloveni, disa pjesë të Kroacisë, Bosnjes Serbinë veriore dhe do të zhvendosen drejt Rumanisë. Disa nga këto stuhi do të jenë jashtëzakonisht të forta duke krijuar shtrëngata shumë të fuqishme me breshër dhe vetëtima e bubullima masive.
Përderisa në do të jemi nën temperatura shumë të larta frontet do të afrohen, por nuk do të arrijnë në territoret tona. Ka disa gjasa që një front i dobët të arrijë të “shpërthejë” barrierën anticiklonike të premten , por kjo mbetet të shihet.
Diskutime rreth kësaj post