Maturantët për pak ditë nisin aplikimet për në universitet. Në dy vitet e fundit ka pasur një rritje të aplikimeve të maturantëve për shkencat ekzakte. Inxhinieritë, teknologjia e informacionit, mjekësia, infermieria, degët e shëndetit publik, ekonomiku dhe mësuesia janë degë për të cilat shfaqet interes vit pas viti, ndërkohë që juridiku ndryshe nga vitet e tjera, ka pasur kërkesa më të limituara.
Ekspertja Eranda Ymerali tha për Euronews Albania se të rinjtë janë të ndërgjegjësuar me atë që ofron tregu i punës dhe nuk aplikojnë pa u informuar për nevojat e tregut.
Sipas znj. Ymerali, më të kërkuarat për momentin janë tregu i informatikës, teknologjisë dhe programimit të software nga kompani të ndryshme.
“Gjithashtu, kushtet nga pandemia kanë rritur kërkesën për profesionet e kujdesit në punë dhe degët e mjekësisë e infermierisë. Ka shumë persona që mbarojnë një shkollë se duhet mbaruar dhe më pas emigrojnë jashtë vendit.
Aktualisht, me intervistat që bëjmë, ne bëjmë një këshillim karriere për t’i orientuar siç duhet ta kërkojnë atë pozicion pune. Të rinjtë duhet t’u referohen portaleve që merren me këtë gjë. Nuk duhet të demotivohen nga mosmarrja e një telefonate që herën e parë”, tha ekspertja.
Sipas znj. Ymerali, sektori për të cilin aktualisht ka kërkesë të lartë në tregun e punës është edhe ai i shitjeve, ku kërkohen të sapodiplomuar që njohin një gjuhë të huaj. Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për call center, por për kompani ndërkombëtare që kanë nevojë për të shitur produktet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post