Një gazetare, shkrimet e së cilës për “Panama Papers” i paraprinë hetimeve për korrupsion në Maltë, është vrarë nga shpërthimi i një bombe në veturën e saj, afër shtëpisë së saj, të hënën.
Daphne Caruana Galizia ka vdekur pasditen e së hënës, pasi vetura e saj, një Peugeot 108, është shkatërruar nga një bombë.
Galizia, shkrimet e së cilës kanë joshur më shumë lexues sesa të gjitha gazetat e vendit bashkë, ka raportuar për figurat udhëheqëse dhe ato të nëntokës në vendin e vogël anëtar të Bashkimit Evropian.
Shkrimet e saj më të fundit kanë goditur kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.
Asnjë grup apo individ deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj gazetares.
Diskutime rreth kësaj post