Lorenc Hasrama edhe pse pati një rrugëtim të shkurtër në Big Brother Vipm arriti të marrë vëmendjen e ndjekësve si dhe mediave rozë.
Marrëdhënia e tij e vjetër me banoren tjetër të shtëpisë, Kejsin, u përfol gjerë e gjatë si brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ishte vetë Lorenci i cili bëri me dije se mes tij dhe banores në të kaluarën ka patur diçka, por tani janë thjesht miq shumë të mirë.
Lorenci po ashtu pranoi se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën.
Ai tha se i ka kërkuar falje nga brenda shtëpisë Sabianit, por edhe të dashurës së tij aktuale, me të cilën tha se ka disa muaj që është në një marrëdhënie.
“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci ne emisionin “Ftesë në 5”
Diskutime rreth kësaj post