Dario De Luca shprehet se qyteti i Vlorës është i preferuar nga mafia italiane për investime.
De Luca, gazetar i “MeridioNews”, është bërë i njohur për publikun shqiptar falë raportimeve të para dhe të vazhdueshme për grupin Habilaj, ndaj të cilëve po zhvillohet një gjyq në Katania.
Në një artikull të tipit “blog” publikuar këtë të premte nga prestigjiozja italiane “La Repubblica”, Dario De Luca, bën një skaner të lidhjeve mes krimit shqiptar dhe atij italian.
Mes të tjerash, ai shkruan se, qyteti i Vlorës, është “ndër favoritët për investimet e mafieve italiane në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit”.
Diskutime rreth kësaj post