Opozita do bojkotojë edhe nesër punimet e Kuvendit.
Burime pranë selisë blu thanë për Shqiptarja.comse grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend.
Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar.
Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.
Diskutime rreth kësaj post