Prej kohësh fotografitë e shtëpisë “më të vetmuar” në botë janë bërë virale në rrjete sociale. Një shtëpi e vogël e bardhë është ndërtesa e vetme në një nga ishujt e arkipelagut Vestmannaeyjar në brigjet jugore të Islandës.
Teori të shumta kanë qarkulluar në lidhje me shtëpinë misterioze. Besohej se ishte pronë e një fanatiku fetar apo shtëpia e këngëtarit Bjork, por e vërteta doli të jetë shumë më pak interesante.
Në fakt, ndërtesa është një shtëpizë gjahu e ndërtuar në vitet 1950 nga shoqata lokale e gjuetisë. Anëtarët e organizatës e përdorin atë kur qëndrojnë në ishull për disa ditë. /abcnews
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post