Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas propozimit të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë Vokshi, ka replikuar me Bashën, duke deklaruar se vendimi i sotëm i Kryesisë është nul.
“Vendimi që do të marrë Kryesia është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”, i është drejtuar Albana Vokshi, Lulzim Bashës.
Ajo ka theksuar gjithashtu se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të jetë në datën 11 dhjetor, siç ka vendosur anëtarësia e këtij forumi me shumicë dërrmuese.
Diskutime rreth kësaj post