Sipas zbulimit të një ekipi neurologësh nga spitali i “Charité-Universitätsmedizin Berlin”, një valë aktiviteti elektrik që emërtohet “tsunami cerebral” duket se shënon fillimin e fundit. Ekspertët që ekzaminuan aktivitetin cerebral në 9 pacientë në momentet e vdekjes, vunë re një shpërthim aktiviteti që duket se i paraprin mbylljes fatale të organit më vital të organizmit. Ky zbulim sugjeron se ndërgjegjja ende mund të jetë prezente në shumë minuta edhe pse pjesa tjetër e trupit mund të mos tregojë shenja jete. Kjo rrit mundësinë që gjatë 5 minutave procesi i vdekjes së trurit mund të jetë i rikthyeshëm.
Të gjithë pacientët që ishin objekt i studimit kishin lezione cerebrale fatale. Ekspertët shpresonin se duke vendosur elektroda në trurin e subjekteve mund të zbulonin si momentin ashtu si edhe mekanizmat e ngjarjeve gjatë procesit të vdekjes. Për habi të tyre zbuluan se brenda 5 minutave, pasi zemra kishte pushuar së rrahuri, qelizat cerebrale ose neuronet mund të funksiononin ende. Një lloj “tsunami cerebral” shënoi momentin, në të cilin këto neurone u shuajtën para vdekjes finale dhe të parikthyeshme.
Pas arrestit cirkulator përhapja e depolarizimit (zvogëlimi i potencialit të neuronit) shënon humbjen e energjisë elektrokimike të magazinuar në qelizat cerebrale dhe shfaqjen e proceseve toksike që përfundimisht çojnë në vdekje. “Duhet theksuar çfarë ëshë e rikthyeshme, deri në një farë pike kur vendoset qarkullimi”- sqaron Jens Dreier, udhëheqës i kërkimit. Neuronet vdesin kur gjaku nuk rrjedh më duke i privuar nga oksigjeni. Kur ndodh kjo, neuronet shfrytëzojnë rezervat e energjisë për disa minuta para se të vdesin plotësisht. Kjo ndodh kur mekanizmat që përdorin neuronet për të mbajtur jonet e ndara fillojnë e dështojnë. Jonet janë ngarkesa elektrike të formuara kur atomet humbin ose fitojnë elektrone.
Diskutime rreth kësaj post