Aktori shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Mehdi Malkaj ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në orën 18:00 në ABC News. Ndryshe nga të tjerët, Mehdiu ka qenë gjithnjë i sinqertë, madje nuk ngurron as të ngrejë zërin ndaj problematikave të ndryshme. Ndër të tjera, ai ka treguar në “Thumb” se aktorët e brezit të tij sot fitojnë shumë pak, madje ka thënë publikisht edhe vlerën e pensionit që merr aktualisht.
“Mirënjohjen e njerëzve unë e kam pafund. I gjithë brezi im ka punuar e sakrifikuar shumë. Kam një pension qesharak, për 40 vjet punë, 307 mijë lekë. “,- ka treguar aktori.
Diskutime rreth kësaj post