I nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm,
Sipas porosisë dhe planit të punës të miratuar nga ana juaj, shkuam sot në mëngjes për të bërë kontrollin e shtëpisë të dyshuarit Saimir Tahiri.
Derën na e hapi një grua e re e cila na tha që mund të vazhdonim. Pyetjes tonë se ku ishte Saimiri, ajo u tall duke thënë që për këtë punë jemi ndaj le të provojmë ta gjejmë.
I thamë se qesh mirë kush qesh i fundit.
Kontrollin e filluam nga komodinat. Në to nuk kishte asgjë. Kur donim të vazhdonim kontrollin në dollape, gruaja që na hapi derën kërkoi që t’i linim gjërat ashtu siç i gjetëm. Humbëm gjysëm ore duke palosur brekët dhe kanatieret e Saimirit.
Në tavolinën e punës gjetëm disa CD. Pasi i provuam, dëgjuam që ishin këngë të Ylli Bakës. Kjo është një provë e fortë e bashkëpunimit të tij me Habilajt pasi Baka është edhe këngëtari i preferuar i Habilajve. Vazhduam kontrollin në dollape. Por gruaja që na priti kërkoi prapë ta linim gjithçka siç e gjetëm.
I hymë punës për rregullim dhe kur tentuam t’i ktheheshim dollapeve ajo kërkoi që të merrnim pluhurat e tavolinës. I thamë që ashtu ishte por ajo këmbënguli se ishte bërë nga ne që kemi 2 orë që çojmë pluhur.
Ndërkohë vazhdonim të mos gjenim të pandehurin. Kur njeri nga ne doli të pinte cigare në ballkon aty gjeti një djalë që po pinte cigare. Pasi kishin pire dy cigare, prokurori e pyeti se kush ishte dhe ai i tha që jam Saimir Tahiri. Ne nuk e besuam por pas verifikimeve doli që ishte ai. Këtu i ndërpremë kërkimet si të suksesshme.
Mendojmë se objektivi u realizua me sukses dhe e gjetëm Tahirin. Mendojmë të kthehemi nesër për kontroll me shprese që mos gjejmë atë gruan pasi ajo na kërkoi të lanim dyshemenë se ia kishim bërë pis. Ne nuk pranuam. Por ajo na tha se nëse nuk lanim shtëpinë as mos të na shkonte ndër mend kontroll tjetër.
Me respekt
Grupi kontrollit
dritare.net
Diskutime rreth kësaj post