Ndërkohë që qytetarët ju përgjigjen për një pjesëmarrje masive protestës së opozitës, Lulzim Basha duket se ka menduar të përgatisë qeverinë hije përballë asaj të Edi Ramës.
Në një takim që ai ka pasur edhe me këshilltarët kryesorë si Fahri Balliu, Preç Zogaj, ku i pranishëm ka qënë edhe kunati i tij, Basha ka vendosur të përgatisë në letër qeverinë hije.
Burime jo zyrtare nga takimi theksojnë se Basha po e përgatit qeverinë hije për ta pasur gati në rast se bie Edi Rama.
“Ne duhet ta kemi gati qeverinë tonë me kapacitetet me të forta që kemi. Bashkë me Monikën, unë kam përgatitur një qeveri paksa të gjerë, por kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim”- mësohet të ketë thënë Basha në takim.
Ai ka theksuar se LSI ka qënë tolerante dhe ka pranuar që të ketë tre apo katër ministri dhe më pas të marrë drejtimin e disa drejtorive të rëndësishme që i ka pasur në qeverinë e Ramës, si rrugët, patentat, burimet natyrore dhe si shtesë nga PD do ti jepen edhe doganat.
Në ditët në vijim do të ketë të tjera informacione në lidhje me emrat e drejtorive dhe stafet që po përgatiten në oborret e të dyja palëve, të PD-së dhe LSI-së.
Ne po sjellim një pjesë të emrave që mësuam, të cilët theksojmë se janë të ndryshueshëm në ditët në vijim edhe pas ndërhyrjeve që pritet të bëjnë familjarët e Bashës në kabinetin e tij. Nuk dihet ende nëse kjo qeveri ka marrë apo jo miratimin e Berishës, prandaj me shumë mundësi do të ketë ndryshime të mëdha në ditët në vijim.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të qeverisë hije të Lulzim Bashës:
Ministri i Brendshëm: Dhurata Çupi
Ministër i Drejtësisë: Enkelejd Alibeaj
Ministër i Jashtëm: Genc Pollo
Ministër i Integrimit: Grida Duma
Ministër i Financave: Agron Shehaj
Ministër i kulturës: Preç Zogaj
Ministër i Arsimit: Shezai Rrokaj
Ministër i Mjedisit: Jamarbër Malltezi
Ministër i Mbrojtjes: Ervin Salianji/ Genc Strazimiri
Ministër i Teknologjisë dhe Informacionit: Endri Hasa
Ministër i Bujqësisë: Agron Duka
Ministër i Diaspores: Klevis Balliu
Ministër i Shendetësisë: Flamur Noka
Ministër i Energjitikës: Edmond Spaho
Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës, Monika Kryemadhi
Kryetar Kuvendi: Myslim Murrizi
Nënkryetar kuvendi: Nard Ndoka , Vangjel Dule
Ministër për Sipërmarrjen, Endrit Brahimllari
Drejtor i TVSH: Artur Zheji
Sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë: Enno Bozdo
Zv.kryeministër dhe Ministër për Reformat: Oerd Bylykbashi
Zv.kryeminstre dhe minister për Pushtetin Vendor dhe Marrëdhëniet me Parlamentin: Jorida Tabaku
Kryeministër: Lulzim Basha (part time).
Qani mos qeshni./ CNA.al
Diskutime rreth kësaj post