Të martën, në Kongresin e Partisë Socialiste u zbuluan disa prej pikave kyçe të programit qeverisës 2017-2021.
Lexo.al ka përmbledhur të gjithë premtimet kryesore të 4-vjeçarit të ardhshëm, të cilat janë:
Rritja e pagave në sektorin publik me 40%.
Rritja e pagës minimale në 30 mijë Lekë.
Përfundimi 100% i procesit të legalizimeve.
Përfundimi 100% i procesit të shpërndarjes së lejes mbi tokën bujqësore.
Bërja e mundur që çdo tokë bujqësore të furnizohet me ujë.
Për bujqësinë: Plotësimi i rrjetit të grumbullimit në çdo zonë, modernizimi i tregjeve, rritja e financimeve direkte nga Fondi Kombëtar i Garancisë dhe nga fondet europiane.
Përshpejtimi i rritjes ekonomike, që brenda mandatit do të tejkalojë 5%.
3,8 miliardë euro investime.
Ulja e borxhit nën nivelin e 60% të PBB.
Në QSUT, parashikohet ndërtimi i një spitali të ri për kirurgjinë, një spital i ri për sëmundjet e brendshme dhe zgjerimi i spitalit të pediatrisë.
Gjithashtu, në shëndetësi, parashikohet ngritja e një spitali ekselence në Fier dhe i 10 qendrave të reja spitalore në gjithë Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post