Një anije brenda së cilës gjendej arë me vlerë prej rreth 130,5 miliardë dollarë është zbuluar në ujërat e Koresë së Jugut.
Bëhet fjalë për luftanijen ruse ‘Dimitrii Donskoi’, e fundosur plot 113 vjet më parë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja ‘DailyMail’, luftanija u fundos gjatë kohës që po tentonte të largohej me nxitim nga ishulli i Ulleungdo, në vitin 1905, në mënyrë që të mos binte në duart e japonezëve pas betejës së Tsushima, gjatë luftës Ruso-Japoneze.
Menjëherë pas zbulimi të këtij ari me vlerë marramendëse një grup në Rusi ka nisur një fushatë me anë të së cilës kërkon që ari t’i kthehet Moskës.
Zhytësit nga një kompani koreano-jugore e specializuar në shpëtim kishin vite që kërkonin për mbetjet e kësaj anije dhe arritën ta lokalizonin vetëm të shtunën e shkuar, rreth 434 metra nga brigjet e Ulleungdo.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post