Romeo Karaj më në fund e zbuloi paditësin, megjithëse gjyqtarja Shefikije Demiraj, i kishte njoftuar se ishe marrë i pandehur sipas një kallëzimi penal të bërë nga “askushi”, për shpifje. Një skandal përtej kufijëve të guximit dhe brenda kufijëve të marrëzisë.
Është Shkëlzen Berisha paditësi i juristit Romeo Kara, të cili e akuzon për shpifje dhe kallëzim të rremë për padin ndaj tij dhe Nuel Kalajt, në skandalin e aferës DIA-CEZ.
Ndaj me Zenin nuk ka punë askush, sepse ka bërë atë që do të bënte cilido që ka një “carta bianca” në xhep, për pastërtinë e tij. Skandali është një njollë e zezë e prokurorisë me prokurorin më të papërgjegjshëm që ka patur ky vend, Adriatik Llalla.
Kërkesa e pa precedent ndaj gjykatës për të mbyllur hetimin e një komisioni hetimor parlamentar, për një aferë qindra miliona dollarësh, është një marrëzi që duhet ndëshkuar.
Por Llallës, siç duket dikush i’a ka garantuar “azilin”, nga Gjermania në Kanada, si Vishos në 97-ën. Nuk mendojmë, se një prokurorë, edhe sikur të ishte kryetar fisi në vendin e “Zuluve”, prapë s’do të guxonte të vendoste si gjykatës.
Ndaj Zeni nuk është fajtor. Atij i’a dha pafajësin prokuroria, duke kërkuar mbylljen e hetimit dhe mos dërgimin për gjykim të dosjes voluminoze të komisionit hetimor.
Kallëzimi i Kara, ka po ato fakte dhe prova, që ai si dëshmitarë i mbrojtur, ka depozituar edhe në komisionin hetimor. Ndaj padia e tij pas rënies së akuzave të komisinit hetimor është “analoge”, pra bie.
Zeni, i këshilluar nga juristë që gëlojnë në zyrat e Argitës dhe Flutura Kolës, i dolën të keqes përpara: Padi për të frikësuar juristin Romeo Kara, me ndihmë e gjyqtares Shefkie Demiraj, një mikesh me njolla të errta në dosjet që ka gjykuar, që nga ajo e Gërdecit e deri tek lirimi i pedofilit vrasës.
Nuk është se padia e Zenit do sjellë ndonjë ndryshim ndaj sjelljes së paditësit Romeo Kara, por vetëm se do i japi një material më shumë Byrosë së Hetimit dhe organeve të vettingut, që duhet të kontrollojnë me “sitë mielli” sjelljen e prokurorisë.
I kontaktuar nga redaksia e gazetës Tellalli.al, zoti Kara deklaroi: “Mbrojtja e Llallës dhe këshillat që ka marrë Zeni për të më paditur, janë një provë më shumë, se ai është një nga përfituesit kryesor të milionave të aferës DIA-CEZ.”
Unë rrezikoi gjobën, nëse do të ketë Zeni, në prokurori dhe gjykata Llalla, Fusha dhe Shefkije. Kurse ato rrezikojnë burgun e gjatë, nëse vettingu është i vërtetë!/Tellalli.al
Diskutime rreth kësaj post