Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar. Artistët e Teatrit Kombëtar zhvilluan sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Tema e diskutimit padyshim ka qenë ajo e prishjes së TK nga ana e qeverisë, për të ndërtuar aty një teatër të ri.
Prej kohësh artistët dhe disa qytetarë kanë bërë rezistencë dhe i kanë dalë në mbrojtje godinës së TK, duke kërkuar që të mos prishet.
Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i PD-së ka thënë se do t’i mbrojnë artistët në këtë kauzë, dhe se Teatri Kombëtar është vija e kuqe.
Ja mesazhi që i është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.
“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!
Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.
Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.
Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.
Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare.” – shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post