Ekzistojnë dy ngjarje të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës që mban peng kryeministrin e vendit Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazetari Basir Çollaku tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se rënia e avionit në Ishëm dhe Xibraka, janë dy ngjarje që mbajnë të lidhur Edi Ramën me Saimir Tahirin.
Ai tha se tek avioni i rrëzuar në Ishëm, ekziston një aferë e madhe e trafikut të drogës, ndërsa tek çështja e Xibrakës, personat në këtë histori janë njerëz të afërt të kryeministrit.
Sipas tij, historia e drogës është ajo që i mban bashkë Ramën dhe Tahirin, pasi në gjithë këtë histori, nuk mund të bie vetëm njëri, por të dy bashkë ose asnjëri.
Diskutime rreth kësaj post