Udhëton në të gjithë Evropën duke shmangur sanksionet dhe duke jetuar në luks. Kjo është jeta e re e Lyudmila Putinës, ish-gruas së Putinit, tashmë e martuar me Artur Otscheretny, 20 vjet më i ri.
Kështu raporton një investigim i gazetës gjermane Bild e cila citon hulumtimin e aktivistes dhe bashkëpunëtores së disidentit rus Alexei Navalny, Maria Pevchikh. Aktivisti postoi në Twitter disa foto të vilave të bashkëshortëve dhe disa ‘prova’ në lidhje me hetimin.
Or this flat in Davos, recently discovered by the Swiss journalists. Ocheretny purchased it in 2015 for $3.7M. Its total area is 200m2, it has three bedrooms, three bathrooms and a beautiful balcony. Check out the view. pic.twitter.com/KLwjW5tvTw
— Maria Pevchikh (@pevchikh) August 8, 2022
Ndër pronat që çifti zotëron, janë apartamente dhe vila milionerësh në Biarritz, Davos dhe Marbella. Të gjitha pasuritë do të ishin në emër të Otscheretny: kjo do të ishte, shpjegon Pevchikh, strategjia e përdorur nga çifti për të shmangur sanksionet. Dyshimi është se pronat në të vërtetë, i përkasin Lyudmila Putinës, e cila është e futur në listën e personazheve të sanksionuar vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Gazeta gjermane që botoi hetimin raporton apelin e Pevchikh: “Ngrini menjëherë pronat e familjes Otscheretny dhe hetoni origjinën e parave!”
Diskutime rreth kësaj post