Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka zbuluar se brenda shtëpisë, ku ka jetuar ish-diktatori, Enver Hoxha, ndodhet një kasafortë që nuk është hapur kurrë dhe nuk dihet se çfarë ka brenda saj. Kasaforta ndodhet brenda një dhome të vogël, ku mbaheshin rrobat.
Ndërkohë, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka qenë së bashku Fevziun brenda shtëpisë së ish-diktatorit, ka thënë se i ka shkruar firmës së kasafortës dhe i kanë dhënë se e hapin kundrejtë një shume parash. Ndër të tjera ai thotë se çelësi i kasafortës ka humbur.
Pjesë nga Biseda:
Lame: Ka një kasafortë që askush nuk e di se çfarë ka brenda
Fevizu: Po pse nuk e di askush?
Lame: Sepse nuk është hapur asnjëherë
Fevizu: Po pse nuk është hapur?
Lame: I kam shkruar firmës, dhe më thanë se kushton kaq.. dhe ne vijmë e hapim
Fevziu: E hapnin
Lame: Po, firma është, mund të mos ketë dhe asgjë brenda
Fevziu: Po pse s’u bën kuriozë as komunistët?
Diskutime rreth kësaj post