Para disa ditësh në “Për’puthen” janë hapur audicionet e fundit për këtë sezon.
Mësohet se hyrja e re do të jetë djali nga Kavaja, Elton Maksuti. Këtë lajm e ka bërë vetë ai nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Facebook” ku ka publikuar kontratën e nënshkuar me televizionin “Top Channel”.
26 vjeçari ka qenë ish-portier tek skuadra e Besës së Kavajës.
Krahas fotos, ai ka shkruar:
“Ju ftoj të më ndiqni në emisionin “Për’puthen” në ditët në vazhdim në Top Channel.”- shprehet ai.
Në faqen e parë të kësaj kontrate shkruhej:
“Pranoj që kusht i pjesëmarrjes në programin “Për’puthen” është që të paraqitem çdo ditë në oraret e caktuara, të njoftuara nga autorët e programit për rregjistrimin tim si “pjesëmarrës” dhe pranoj që do të përfshihem në të gjithë kohëzgjatjen e programit përsa më kërkohet nga Autorët apo Përfaqësuesit e televizionit”.- thuhet ne kontrate.
Emisioni reality “Për’puthen” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një ndër emisionet më të komentuar në media e në rrjete sociale.
Të rinjtë që po njihen para kamerave me njëri-tjetrin janë personazhet më të njohur të momentit dhe “kostoja” e famës së tyre është fakti që duan apo s’duan, ata komentohen për gjithçka. Kujtojmë se “Për’puthen” ka nisur edicionin e ri ku pjesë e tij janë beqarët mbi 40-të vjeç.
Diskutime rreth kësaj post