Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë
Policia gjermane beson se Fatmir H., ka vepruar i vetëm.Në mëngjesin e së premtes, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik.Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.***
Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do e vrasë
Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Dusseldorf, por nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s’mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në ora 13:00.Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post