Partia Socialiste pritet të kandidojë një grua për kryetare të bashkisë së Kavajës. Televizioni Klan ka mësuar se këtë fundjave do te zyrtarizohet kandidatja që do te zëvendësojë Elvis Roshin, ne karrigen e kryebashkiakut.
Ajo është një grua, Silvana Daja Cikalleshi, drejtuese një kompanie publike në Kavajë dhe bashkëshorte e kryetarit të PS-së për këtë qytet, Gentian Daja, transmeton Klan.
Demokratët kanë deklaruar se vendimi për të mos u futur në zgjedhje pa u plotësuar kushti i tyre për qeveri teknike, vlen dhe për garën e 7 majit për bashkinë e Kavajës. Por kryeministri deklaroi se zgjedhje në Kavajës do të ketë edhe pse shprehur keqardhjen për vendimin e opozitës.
Diskutime rreth kësaj post